Rama reagon sërish për Teatrin Kombëtar

Publikon qëndrimin e aktorit Ndriçim Xhepa

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish sot në çështjen e Teatrit Kombëtar duke postuar qëndrimin e aktorit Ndriçim Xhepa.

Sipas Ramës ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar!

Edhe Xhepa, sipas Ramës është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste dhe që s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë.

Rama thotë se historia e Teatrit Kombëtar s’ka asnjë lidhje me muret prej tallashi të karakatinës së “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune. Rama ka publikuar më herët edhe qëndrimet e aktorëve Raimonda Bulku, Drita Haxhiraj dhe përkthyesit Jusuf Vrioni që janë shprehur për shembjen e ndërtesës aktuale.

Leave a Reply