Raporti, jo më SHBA e Kolumbi/ Boshti global i kokainës sot është Europa

I mbështetur historikisht në eksportin drejt tregjeve gjigande të Shteteve te Bashkuara, aksi I tregtisë globale të kokainës ka lëvizur këto 20 vitet e fundit duke u orientuar gjithmonë e më shumë drejt Europës.

Raporti “ Tubacioni i kokainës në Europë”, i hartuar nga InSight Crime dhe the Global Initiative, tregon sesi shtimi i prodhimit të kësaj droge në Amerikën e Jugut, rritja e kërkesës mes europianëve dhe monopolizimi i tregut amerikan nga kartelet meksikane e kanë orientuar fokusin e trafikantëve amerikano-jugorë të lëndëve narkotike drejt kontinentit të vjetër.

Me në krye Ndranghetën e Camorrën, krimi I organizuar europian që prej viteve 90` ka investuar fort te kokaina, e cila pas boom-it nga fundi I shekullit të 20-të, praktikisht ka rishkuar krijimin e perandorive kriminale botërore. Në vitet 90, Ndrangheta mbetej një kushërirë e përulur në mafian sicialine, ndërsa në Ballkan trafikoheshin cigare dhe heroinë.

Përtej Atlantikut, ne brazil, Primeiro Comando da Capital sapo kishte nisur si bandë burgu. Pastaj, mbërriti kokaina dhe sot, secili prej tyre rreshtohet mes konglomerateve më të mëdha kriminale të botes, me linja të mëdha shpërndarjeje ndërmjet qendrave amerikano-jugore të prodhimit dhe tregut europian që në 2017-ten, Europoli e vlerësonte në më shumë se 9 miliardë euro.

Sot, vazhdon raporti, krimi i organizuar në Kolumbi dhe Europë po përpiqet ta zgjerojë zinxhirin e tij, me grupet kolumbiane qe po krijojnë pikë shpërndarjeje në Spanjë dhe bandat italiane, shqiptare dhe serbe që dërgojnë përfaqësuesit e tyre për ta blerë kokainën direkt në Amerikën Latine.

Leave a Reply