Reagimi i Trump për protestat, Shtëpia e Bardhë mbron presidentin

Shtëpia e Bardhë ka mbrojtur reagimin e Donald Trump  lidhur me protestat ne Virxhinia, ndërsa shtohen gjithnjë e më shumë kritikat se presidenti nuk dënoi qartësisht grupet e ekstremit të djathtë. Trump tha se dënonte dhunën, por nuk përmendi me emra grupet raciste.

 

Në një koment, Shtëpia e Bardhë sqaroi se presidenti dënoi shumë ashpër çdo formë dhune, urrejtjeje dhe paragjykimi e sigurisht që këtu përfshihen supremacistët e bardhë, neonazistët dhe çdo grup esktremist. Nga protestat të cilat nisën si pasojë e vendimit për të hequr statujën e një heroi te konfederatës gjatë luftës civile, mbeti e vrarë një grua. Gjithashtu, 2 policë që monitoronin nga ajri situatën humben jetën pas rrëzimit te helikopterit.

Leave a Reply