Reforma Zgjedhore/ Hajdari: PD jo e qëndrueshme në vendimet e saj

Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar se Partia Demokratike dhe opozita joparlementare gjithmonë do e kenë një vend në komisionin e reformës zgjedhore.

E ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, Rudina Hajdari krahas kësaj deklarate nuk I kurseu as akuzat në drejtim të PD. Sipas Hajdarit, PD ende nuk e ka një vendim nëse do të jap kontributin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor apo jo.

Hajdari I bëri më tej apel PD që të zbresë me këmbë në tokë dhe t’I harrojë deklaratat se parlamenti është ilegjitim.

“Mendoj se PD dhe opozita jashtë parlamentit gjithmonë kanë vend në komisionin e reformës zgjedhore. Besoj se dhe zoti Gjiknuri ka shrpehur gatishmërinë e tij për të lëvizur apo mos lëvizur por ky nuk është problem I tij. Mendoj se PD nuk ka qenë e qëndrueshme në vendimet e saj, në betejën e saj. Ende nuk e di nëse do ti bashkohet kësaj beteje për reformën zgjedhore dhe do e çojë..pra do bëhet pjesë e kësaj tryeze e do bashkëpunojë me ne për ta çuar këtë reformë përpara. Nëse PD do të vijojë ta quajë parlamentin ilegjitim ndërkohë që ai është I certifikuar si nga OSBE ashtu dhe na aleatët ndërkombëtarë atëherë I bie të mos jetosh me këmbë në tokë.”

Leave a Reply