“Reket” vazhdon me dëshmi materiale

Gjykimi për lëndën “Reket” sot vazhdon me prezantimin e dëshmive materiale nga ana e Prokurorisë për krim të organizuar. Procesi gjyqësor kundër Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës hyn në fazë të re prej kur përfundoi dëshmia e dëshmitarëve nga ana e prokurorisë.

Në seancën e fundit gjyqësore për lëndën “Reket” dëshmuan Lidija Mlladenoviq, vajza e pronarit të dyqanit për mobilje “Zona mebel”, gjykatësja Meri Dika-Georigievska nga Gjykata e apelit Shkup, kumbar i të akuzuarit Jovanovski, moderatorja Lila Stojanovska, mike e afërt e Jovanovskit dhe Sanja Dimovska, shefe e kabinetit të ish-prokurores speciale Katica Janeva, tani e akuzuara e dytë në “Reket”.

Paraprakisht, në këtë lëndë dëshmuan edhe ish-prokurorë të PSP-së, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova dhe Burim Rustemi, gjegjësisht në fillim të gjykimit dëshmuan edhe Jordan Kamçev i akuzuar në rastin “Perandoria”.

Leave a Reply