Rekord global prej 10 800 viktimash ditore nga Covid-19

Italia dhe Spanja me numrin më të lartë të valës së dytë për vdekjet ditore

Rekord të ri global viktimash nga Covid-19 shënoi ky 24 orësh. Më shumë se 10 mijë e 800 persona humbën jetën në një ditë, duke shënuar rreth 100 viktima më shumë se rekordi i shënuar më 4 Nëntor.

Situata më problematike është në Shtetet e Bashkuara, ku u shënua shifra e dytë më e lartë e viktimave të kësaj vale, prej 1583 vdekjesh. Rekorde viktimash u shënuan edhe në Itali, Spanjë. Veçanërisht në Itali, kurba po tregon të njëjtin trend rritës të rasteve të vdekjeve nga koronavirusi ashtu si në valën e parë.

Rreth 9 mijë persona kanë humbur jetën vetëm gjatë valës së dytë në Itali, teksa infektimet ditore qëndrojnë në kuotat e rreth 30 mijëshit. Shifra të tilla sipas ekspertëve tregojnë se masat që shmangin karantinën kombëtare po dështojnë në uljen e ritmeve të përhapjes.

Pas rreth 10 ditësh, Franca shënoi një tjetër shifër të lartë të infektimeve ditore që megjithatë është sa gjysma e rekordit të shënuar më 7 Nëntor. Franca bëhet i pari shtet europian që arrin kuotën e 2 milionë të prekurve nga Covid-19, duke u renditur e katërta në botë pas SHBA-së, Indisë e Brazilit.

Leave a Reply