Rekord shifrash në Kosovë, 16 viktima dhe 258 raste të reja me Covid

Kjo e enjte është një ndër ditët me numrin më të madh të të infektuarve me Covid në Kosovë. Në 24 prët e fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitive me Covid 258 raste të reja dhe kanë humbur jetën 16 qytetarë duke e çuar në 212 numrin e përgjithshëm të viktimave.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 8.104 raste nga 36.050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 212 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 196 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.463 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.429”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Leave a Reply