Rekord të infektuarish me Covid në Shqipëri

3 viktima 24 orët e fundit, rritet numri i të shtuarve në spitale

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus 319 persona. Ky është numri më i lartë i infektimeve ditore që prej nisjes së epidemisë në vendin tonë.  

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos”.

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar që 3 persona nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen e rëndë. 

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72-vjeçare dhe 73-vjeçare nga Tirana, 81-vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese”

Ditën e sotme është shënuar një numër i lartë të shtruarish në spitale. 301 të infektuar janë shtruar në spitalet Covid.

“Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar”.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 90 qytetarë. 

Leave a Reply