Rekordi i ri, 1 406 raste të reja me COVID dhe 21 viktima

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar numrin me të lartë të të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë. Nga 3 398 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 1 406 pacientë kanë rezultuar pozitivë, apo 41% e të testuarve.
Ministria e Shëndetësisë regjistron edhe 21 viktima, ndërsa ISHP raporton për 937 persona të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të prekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur bilancin e 50.015, ndërsa dukshëm ngushtohet edhe diferenca mes rasteve aktive dhe pacientëve të negativizuar.
Shkupi mbetet qyteti më i rrezikuar me numrin më të madh të rasteve aktive, incidencën dhe mortalitetin më të lartë. Ndërkohë qyteti i Tetovës, Gostivarit, Prilepit dhe Kumanovës gjithashtu janë kategorizuar si qytetet në të cilët transmetimi i virusit është në rritje të vazhdueshme si pasojë e vatrave jashtë kontrollit.
Qytetet e tjera si Ohri, Manastiri, Strumica dhe Velesi kanë vatra të njohura dhe shpërndarja e virusit është tashmë nën kontroll.

Leave a Reply