Ekzekutohet 71 vjeçari, policia i hyri në banesë pas disa orësh përplasje

Forcat RENEA ndërhynë në banesën ku ishte izoluar 71-vjeçari, Lefter Zhidru, i cili i armatosur, nuk iu bind thirrjes për t’u dorëzuar, duke e vrarë.

Pavarësisht se qëlloi ndaj uniformave blu dhe kishte plagosur dy kalimtarë, forcat speciale ndërhynë, pas rreth 5 orë negociatash, përmes dy shpërthimeve, ndërkohë që i moshuari rezistoi dhe madje qëlloi sërish me kallashnikov.

Pasi është shpërthyer dera dhe janë hedhur tymuese, RENEA ka çuar në neutralizimin e tij, teksa paraprakisht flitet se ai është qëlluar për vdekje me snajper.

RENEA e kishte rrethuar prej më shumë se 4 orësh të moshuarin, i cili vazhdonte të mos i përgjigjet thirrjeve për t’u dorëzuar.

Ai ndodhej i izoluar në banesën e ish-gruas, Elbasan.

Lefter Zhidru, 71-vjeç  qëlloi pak orë më parë ndaj forcave të rendit, duke plagosur dy kalimtarë.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot, kur Lefter Zhidru u denoncua nga ish-gruaja, por në momentin që policia i shkoi në banesë për ta shoqëruar, ai hapi zjarr ndaj tyre, duke plagosur dy kalimtarët e rastit.

Në vendngjarje ndodheshin edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Leave a Reply