Republikanët refuzojnë të dhënat e ish këshilltarit të Trump

Në ditën e gjashtë të gjyqit për shkarkimin e presidentit Donald Trump, cështja Bolton udhëhoqi debatin në senat. Republikanët i konsideruan të parëndësishme akuzat e ish këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton sipas të cilit, Trump i kishte thënë se synonte të bllokonte ndihmën ushtarake për Ukrainën derisa Kievi të fillonte hetimet ndaj Joe Biden. Demokratët kanë siguruar të dhëna nga dorëshkrimi i librit të ri të Bolton, “Dhoma ku ndodhën ngjarjet” dhe kërkojnë që të vendoset në procesverbal pasi siguron të dhëna të rëndësishme për hetimin.

Por presidenti amerikan i cili më herët ka deklaruar se dëshmia e John Bolton do të cënonte sigurinë kombëtare, në një postim në tëitter i ka mohuar akzuat duke thënë se interesi i vetëm i ish këshilltarit të siguruisë është të shesë librin.

Deklarata e Bolton se Trump synonte që Ukraina të hetonte ish-nënpresidentin Joe Biden dhe djalin e tij para se ai të zhbllokonte 391 milion dollarë ndihmë me të cilat Kievi do të luftonte kundër separatistëve pro-rusë, minon një ndër argumentet kryesore të avokatëve mbrojtës. Keta te fundit thonë se presidenti nuk ka gisht në ndonjë marrëveshje me Ukrainën.

Avokati Kenneth Starr e quajti Dhomën e Përfaqësuesve “një institucion që ka humbur drejtimin” në nxitimin për të ngritur akuza ndaj udhëheqësit amerikan, duke bërë “plot shkelje të procesit” dhe duke e trajtuar padrejtësisht presidentin. Avokati Starr ishte personi që drejtoi hetimin, i cili çoi në ngritjen e akuzave ndaj ish-Presidentit Bill Clinton në vitin 1998. Për këtë arsye deklaratat e tij janë kritikuar si kontradiktore.

Leave a Reply