Rexhep Selimi nis përballjen me Gjykatën Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në momentin e arrestimit mbante postin e kreut të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka dalë sot para Gjykatës Speciale.

Selimi është paraqitur në orën 11:00 në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe të përballet me akuzat e prokurorisë, pasi kundër tij janë ngritur akuza për krimet lufte.

Rexhep Selimi është arrestuar bashkë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, të cilët janë përballur me gjykatën gjatë kësaj jave.

Kreut të grupit të LVV iu konfrimua aktakuza në 26 Tetor 2020 dhe u arrestua pak ditë më vonë më 5 Nëntor dhe transferua në Hagë në po të njëjtën ditë.

Leave a Reply