Rrahet biznesmeni i njohur nga Shkupi, gjendet në rrezik jete (Foto)

Sot pasdite në mënyrë brutale është sulmuar fizikisht biznesmeni nga Shkupi, Lupço Palevski. Sipas Netpress, ai gjendet në gjendje kritike për jetën dhe është shtrirë në spitalin Sistina, ku mjekët po luftojnë për ta shpëtuar. Palevski është sulmuar rrugës për në vikendshtëpizën e tij, transmeton Gazeta Lajm.
Policia ende nuk ka dalur me njoftim për rastin. Palevski është edhe kryetar i Levizjes “Treta”. Ai në të kaluarën ka qenë funksionar i LSDM-së, mirëpo kohët e fundit ka pasur qëndrime të afërta me VMRO-DPMNE-në./Gazeta Lajm/

Leave a Reply