“Rrëshqet” situata/ SHBA, 9 milionë raste me Covid

Shtetet e Bashkuara janë të parat ne botë për numrin e rasteve me COVID-19 që ka mbërritur atje në rreth 9 milionë. Të premten u shënua shifra rekord e 100 mijë infektimeve të reja brenda një dite.

Në shtete si Uiskonsin, autoritetet i kërkuan qytetarëve të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit. “Duhet të ndërmarrim veprime të rëndësishme e kolektive. Duhet të qëndrojmë në shtëpi. Shmangni kontaktin me njerëzit me të cilën nuk jetoni në një shtëpi”, tha Andrea Palm i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në Uiskonsin.

“70 nga 72 qarqet e shtetit tonë kanë nivele shumë të larta të sëmundjes. Spitalet janë të mbingarkuara. Dje, një në pesë spitale raportoi shkurtim kritik të stafit”, tha Julie Willems Van Dijk, e Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore atje. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda.Vendi i dytë më i prekur në botë është India që të enjten raportoi mbi 8 milionë raste prej fillimit të pandemisë. Ministria e shëndetit tha se ka një rritje prej 50 mijë infektimesh të reja ditore.

Brazili është vendi i tretë më i goditur pas SHBA-së dhe Indisë, por zë vendin e dytë në botë për nga numri i viktimave me COVID-19.

Leave a Reply