Rreth 60 raste të korrupsionit e kanë bllokuar liberalizimin

Rreth 60 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar po i pengojnë kosovarët që të lëvizin pa viza. Pavarësisht se po premtohet që liberalizimi i vizave të jetë dhuratë për Kosovën në prag të Krishtlindjeve, gjasat për këtë janë inekzistente. Përveç Gjermanisë, duket se askush tjetër prej shteteve anëtare të BE’së nuk mendon se kosovarëve duhet t’u hiqet regjimi i vizave brenda një kohe të shkurtër, derisa përmbushet kushti për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit./Gazeta Express/

Leave a Reply