Rrëzimi i avionit ukrainas, Teherani nis arrestimet e para

Një javë pas rrëzimit të avionit ukrainas që shkaktoi vdekjen e 176 pasagjerëve në bord, Teherani ka nisur arrestimet e para.

Njoftimi për arrestimin e disa individëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur, erdhi menjëherë pasi presidentin Iranian bëri thirrje për ngritjen e një gjykate special për hetimet lidhur me ngjarjen tragjike të javës së kaluar.

Mediat shtetërore iraniane shkruajnë se ende nuk ka një shifër të saktë të personave të ndaluar.  Deri më tani, Irani ka pranuar se ka gisht në rrëzimin e avionit, duke e justifikuar se bëhet fjalë për një aksident, dhe se Garda Revolucionare e ka qëlluar avionin ukrainas gabimisht.

Presidenti Hassan Rouhani, në një deklaratë për mediat këtë të martë, tha se “ky nuk është një rast i zakonshëm, ndaj e gjithë bota do ta ndjekë çështjen në gjykatë”. Ai madje e cilësoi aksidentin tragjik një gabim “të dhimbshëm dhe të pafalshëm” dhe premtoi që administrata e tij do ta çojë çështjen deri në fund.

“Përgjegjësia bie mbi më shumë se një person, ndaj të gjihë personat përgjegjës do të ndëshkohen”, tha ai.

Avioni ukrainas me 176 pasagjerë në bord, mes tyre edhe fëmijë, u rrëzua të mërkurën e kaluar. Aksidenti tragjik erdhi vetëm disa orë pasi SHBA-të vranë gjeneralin Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani gjatë një sulmi ajror në Bagdad. Irani më pas sulmoi me 15 raketa balistike bazat ushtarake irakene që strehonin trupat amerikane.

Megjithatë të gjitha dyshimet janë se sulmi ndaj avionit ka ndodhur për hakmarrje.  Por mungesa e transparencës në hetimet për të zbardhur të vërtetën e rrëzimit të avionit, ka shkaktuar një zemërim gjithnjë e në rritje në Iran kundër udhëheqësve të vendit.

Mijëra njerëz kanë protestuar në ditën e 3 të protestave në qendër të teheranit, tashmë kundër liderit supreme Ajatollah Ali Khamenei.  Protestat kanë degraduar në dhunë mes protestuesve dhe forcave të sigurisë të cilat kanë përdorur gaz lotësjellës për të shprëndarë turmën e protestuesve. Madje mediat raportojnë se forcat e sigurisë kanë përdorur armë kundër protestuesve, gjë të cilën qeveria e Iranit e ka mohuar me forcë.

Leave a Reply