Rriten infektimet ditore në Europë

Italia zgjat masat anti-Covid

Vendet europiane shënuan të tjera shifra të larta infektimesh këtë 24 orësh. Rekordin ditor e mban Franca me mbi 7 mijë të infektuar një shifër e ulët krahasuar me të premten kur u regjistrua rekordi prej 9 mijë të infektuarisht brenda 24 orëve.

Spanja shënoi rreth 4 mijë raste pozitive. Shifra të larta u shënuan edhe në Britaninë e Madhe, Itali e Gjermani.

Ekspertët thonë se shkak mund të jetë edhe hapja e shkollave në disa vende të Europës. Megjithatë sipas tyre lajm i mirë është se ritmet e infektimit janë të qëndrueshme. Qeveria italiane vendosi të shtyjë zbatimin e masave kundër përhapjes së Covid-19 deri në fund të këtij muaji. Afati i mëparshëm skadonte të martën.

Pas më shumë se 1 mijë rasteve të reja të infektimit të dielën, autoritetet izraelite vendosën rikthimin e pjesshëm të masave bllokuese në 40 lokalitete.

India i mori Brazilit vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve. Pas mbi 90 mijë rasteve ditore të 24 orëve të fundit, numri i të prekurve prej nisjes së pandemisë arriti në mbi 4.2 milionë.

Numri i të prekurve në gjithë globin arriti në mbi 27.3 milionë, mes të cilëve mbi 893 mijë kanë humbur jetën.

Leave a Reply