Rritja e rasteve të reja, Franca mbyll baret dhe restorantet

Franca do të mbyllë baret dhe restorantet në Marsejë dhe do të kufizojnë orarin e hapjes së tyre në qytete të tjera, përfshirë Parisin në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të reja, sipas Ministrit të  Shëndetësisë Olivier Véran.

Shkalla e infektimit me koronavirus po rritet sërish në të gjithë Europën dhe ekspertët janë të shqetësuar se një tjetër shpërthim i madh, ose vala e dytë, është më afër se kurrë.

Në 24 orët e fundit janë raportuar më shumë se 13 mijë raste me Covid-19 dhe 43 viktima në Francë. Duke marrë shkas nga shifrat e regjistruara në javën e fundit, qeveria franceze ka vendosur kufizime të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë.

Në Paris ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në hapësira publike, festat e studentëve, baret dhe restorantet do të mbyllen pas orës 22:00. Më të ashpra ishin kufizimet në Marsejë, qytet që konsiderohet epiqendër për transmetimin e virusit,  ku pritet mbyllja e bareve dhe restoranteve.

Leave a Reply