Rusia “kërcënon” OSBE-në

“Mos ndërhyni në sovranitetin e Bjellorusisë nëse nuk u kërkohet ndihmë”

Rusia i tërhoqi vëmendjen kreut te OSBE-së Edi Rama se nisma e tij për të shkuar në Minsk për ndërmjetësim kërkon miratimin paraprak nga shtetet anëtare të kësaj organizate.

Ambasadori Aleksandër Lukashevich tha në Vienë se çdo presion mbi çështjen e ndërmjetësimit në Bjellorusi ngjason me atë mes autoriteteve ukrainase dhe opozitës, ku u diskreditua reputacioni i vendeve perëndimore si ndërmjetës të ndershëm.

“Pala ruse merr parasysh iniciativën e kryetarit të OSBE-së për të promovuar dialogun në Bjellorusi, por një ndihmë e tillë duhet të ofrohet në bashkëpunim dhe me kërkesë të shtetit pritës, në një bazë konstruktive, të depolitizuar, me respekt për parimin e sovranitetit. Nuk ka nevojë qe të imponohet ndërmjetësimi në mes palëve atje pasi vendimi në këtë drejtim është e drejta sovrane e Bjellorusisë”.

Leave a Reply