Sabit Geci: Nëse më konfirmohet aktakuza jam i gatshëm të dorëzohem

Ish-eprori i UÇK-së, Sabit Geci ka thënë se veprimet e fundit të Gjykatës Speciale janë duke e njollosur luftën e UÇK-së.

Zhvillimet e fundit në vend nga Specialja i ka quajtur filma.

“Nuk kishin ardhur gjykatës dhe hetues por regjisorë për të bërë filma. Këto veprime nuk janë të arsyeshme, nuk janë të mira as për vendin as për ne si UÇK, janë duke njollosur luftën e UÇK-së”, ka thënë Geci për RTK-në.

Geci ka shtuar se në rast se i konfirmohet aktakuza ai është i gatshëm të dorëzohet, dhe se Specialja nuk ka nevojë të sillet me të sikurse me Jakup Krasniqin.

Leave a Reply