Së paku 23 të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga zjarret në perëndim të ShBA-së

Dhjetëra persona janë zhdukur dhe së paku 23 besohet të kenë vdekur nga zjarret e mëdha në natyrë, të cilat janë përhapur në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara.

Banorët e Portlandit dhe Oregonit u zgjuan të premten në ajër të mbushur me tym që i pengonte edhe rrezet e diellit dhe e shndërroi qiellin në ngjyrë të portokalltë në të kuqe. Qindra zjarrfikës po luftojnë me dy zjarre të mëdha, të cilat mund t’i afrohen pjesës më të populluar të Oregonit, shkruan The Guardian.

Guvernatorja e Oregonit, Kate Brown, tha se mbi 40 mijë banorë janë zhvendosur dhe rreth 500 mijë të tjerë janë në një farë forme nën urdhrat për zhvendosje.

Shtetet më të prekura nga zjarret janë Kalifornia, Oregoni dhe Uashingtoni. Gati 100 vatra zjarri e kanë djegur një sipërfaqe rekorde për shkak të motit të thatë dhe me temperature të larta.

Leave a Reply