Senati: Gjyqi ndaj Trumpit është kushtetues

Miratohet 56 me 44 vazhdimi i procesit ndaj ish-kreut të shtetit

Senati i Shteteve të Bashkuara e quajti kushtetues procesin ndaj ish-presidentit DonaldTrumpdhe lejoji fillimin e gjyqit. Ekipi mbrojtës i Trumpit argumentoi se gjyqi nuk mund të zhvillohet pas largimit të kreut të shtetit nga Shtëpia e Bardhë.

Por mocioni kaloi me rezultatin 56 me 44 së bashku me ndihmën e disa republikanëve. Trump akuzohet për nxitje të kryengritjes ndaj Kongresit. Muajin e kaluar mijëra mbështetës të tij, duke pranuar pretendimet e pabazuara në fakte se zgjedhjet u vodhën, sulmuan Kongresin.

Demokratët e filluan procesin duke treguar një video të 6 janarit kur Trump fliste para mbështetësve të tij. “Ky është një krim i rënd dhe kundërvajtje,” tha ligjvënësi JamieRaskini shtetit Maryland.

Avokatët mbrojtës argumentuan se është jo kushtetuese të vazhdosh procesin ndaj një ish-presidenti.

Pavarësisht shumicës në Senat, votimi tregoi se ka ende mbështetës të ish-presidentit, ndaj dhe miratimi i akuzave me dy të tretat e votave do të jetë i vështirë.

Nëse akuzat konfirmohen, zoti Trump do të ndalohet të zgjidhet sërish në poste publike.

Leave a Reply