Serbia ia cakton 1 muaj paraburgim kosovarit, marrëveshjet për lëvizje të lirë s’vlejnë

Kosovarit Nezir Mehmetaj, i arrestuar nga policia serbe të premten në pikë kalimin kufitar në Merdare, nga një gjykatë në Beograd i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë e ka bërë të ditur një familjar u Nezir Mehmetajt, i cili në Facebook ka shkruar se gjykata e Serbisë ia ka shqiptuar atij 30 ditë paraburgim.

“Vllaun tonë dhe vllaun tuaj sot gjykata e Serbisë e ka denuar me 30 ditë paraburgim,apelojmë të institucionet përkatëse që ta marrin seriozisht këtë qështje që ai të lirohet sa me parë”, thuhet në statusin e tij në Facebook.

Leave a Reply