Serbia thyen rekord ditor, rreth 8000 të infektuar me coronavirus

Në 24 orët e fundit, u regjistruan 7,999 raste të reja me coronavirus.

Ky është numri më i madh i testuar dhe i infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu është bërë e ditur se edhe 48 persona kanë ndërruar jetë shkaku i COVID-19, raporton b92.

Theksojmë se 69 pacientë po trajtohen përmes oksigjeno terapive në disa prej spitaleve serbe.

Ndryshe, Serbia deri më tani ka mbi 175 mijë njerëz të infektuar me virus gjersa 1604 kanë vdekur.

Leave a Reply