“Sevapi” i Nikolla Gruevskit mëkat i padiskutueshëm i Sulejman Rexhepit

Ka qenë ëndërr e qytetarit të Hungarisë, Nikolla Gruevskit, ky i bekuar antifetar e antishqiptar i Sulejman Rexhepit që, në mes të Sheshit të Shkupit të ndërtojë kishën “Konstantini dhe Helena”! Kur Menduh Thaçi, atëherë partner qeveritar i Nikolla Gruvskit këmbënguli që në mes të këtij Sheshi, krahas Kishës të ndërtohet edhe Xhamia (në format të Burmali Xhamisë”), atëherë, vetë Nikolla Gruevski kërkoi mendimin nga Gjykata Kushtetuese. Kjo Gjykatë vlerësoi: “Nuk është në tagrin e qeverisë që të ndërtojë kisha apo xhami, dhe se kjo u takon komuniteteve fetare përkatëse”! Gruevski hoqi dorë, e përdori këtë truk që ta pengojë ndërtimin e Xhamisë në Shesh të Shkupit. Megjithatë, nuk hoqi dorë nga ndërtimi i kësaj Kishe, për të cilën, falë shpirtit të djallëzuar të Sulejman Rexhepit, arriti që ta sigurojë edhe lokacionin madje edhe më në mes të Shkupit.
Fillimisht Sulejman Rexhepi do ta lusë të Madhërishmin Zot-Allah që ta bekojë Nikolla Gruevskin, pastaj do të sigurohet leja për ndërtimin e kësaj Kishe më vitin 2012, kurse ndërtimi nisi dy vite më vonë, pasi Nikolla Gruevski udhëhoqi personalisht sigurimin e fondit për ngritjen e saj. Fillimisht, ai e futi në lojë Sulejman Rexhepin. E joshi me një grusht parashë, pikërisht si ushtarët romakë që e joshën Judë Iskariotin për ta zhvilluar tradhëtinë deri në fund. Oborri i Shtëpisë së Armatës, vendi ku po ngritet Kisha “Konstandini dhe Elena”, historikisht ka qenë vakëf, pronë e BFI-së. Nikolla Gruevski kishte informacion se BFI-ja e kishte kërkuar t’i rikthehet ajo pronë po, komisioni përkatës qeveritar kishte vlerësar se ajo pronë është park -interes publik, dhe se nuk mund të denacionalizohet si pronë por mund të paguhet me një shumë simbolike. Këtë ofertë do ta pranojë Sulejman Rexhepi, sepse po e ndihmonte planin intrigë të Nikolla Gruevskit dhe, pasi do t’i marrë bonat në vlerë, ish-kryeministri, qytetari hungarez, do të inicojë tjetërsimin e pronës e cila, nga parku do të kalojë në pronësi të Kishës Oertodokse Maqedonase me dedikim që aty të nisë ndërtimi i Kishës “Konstantini dhe Elena”.
Kjo është e vërteta e kësaj prone në të cilën, në vend se të ndërtohej zyrja qendrore e Rijasetit, më pranë institucioneve shhtetërore dhe korit diplomatik, në vend më reprezentativ, ajo do t’i falet Nikolla Gruevskit, i cili, pasi u bekua nga Sulejman Rexhepi, deshti që këtë bekim ta çojë në vend – i bekuar ta ndërtojë Kishën! Pra, këtë motiv e mori nga bekimi i Sulejman Rexhepit, kurse vendin e ndërtmit ia “dhuroi” bekuesi i tij.
Ky “sevap” i Nikolla Gruevskit me këtë tempull të tij shpirtëror, në fakt është një nga mëkatet më të mëdha të Sulejman Rexhepit!

Leave a Reply