Shaqir Fetai

“Shaqir Fetai” dhe – gjithçka mbrapsht

Dy Myftinitë (e Shkupit dhe e Tetovës) që nuk po pajtohen me sjelljet karrieriste të Shaqir Fetait, “sulmohen” nga policia financiare (mbase me urdhërin partiak të Shaquas, për inat dhe sa për hakmarrje kundër “rrebelëve”), kurse “reisi” e viziton Myftininë e Manastirit për t’ia dhënë një “dekoracia” “Myftiut” Hamit Rasimi! A është normal ky njeri që funksionon krejt mbrapsht

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

“Reisi” i mendermethënshëm, Shaqir Fetai, me një karrierë si të Kuazimodës, ditë më parë kishte informuar opinionin e gjërë se së shpejti do ta vizitojë Myftininë e Manastirit (thuase i hante b… opinionit për lëvizjet e kota të Shaquas) me qëllim që ta shijojë bukurinë e qytetait të Manastirit si dhe të njohtohet me programin e Myftiut! Ja edhe një prononcim e Shaqir Fetait që dëshmon se i gjori nuk ka dy lidhje me lidership dhe nuk ka mend sa…
Që të dy këta myftilerë janë myftinj të Sulejman Rexhepit dhe se njihen fort mirë në mes vete. Që të dy të vetmin program e kanë pasur si t’i knaqin orekset grabitqare Sulejman Rexhepit dhe, si, përreth tij, të vjedhin edhe këta dy noj gjë “të pahetueshëm”!
“Reisi i zgjedhur” shkon për ta prezantuar programin e vet dhe për të kërkuar nga Myftinjtë që të zbatohet në përpikmëri programi i “reisit” dhe, jo anasjelltas! Por, çka do të prezantojë Shaqir Fetai i cili edhe vetë e di, si Zoti që është Një, se po e vjedh postin, se po lëshon rrënjë të pista në “reisllëk”, se nuk ka kurrfarë vizioni dhe kurrfarë programi. Fundja, një gjë e tillë nuk i kërkohet uzurpatorit, manipulatorit dhe intrigantit. Edhe në këtë rast “reis Kuazimoda” dëshmon që, vetëm bërtit “Shaqir Fetai dhe – gjithçka mbrapsht do të shkojë!
Shaqir Fetai na paska thënë se “Xhamitë janë zyret tona”, sapo e paska marr përgjegjësinë “për të udhëhequr me Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut”!
Xhamitë janë Shtëpitë e Zotit, të destinuara për t’u falur dhe për t’iu lutur Krijuesit të Gjithësisë! Xhamitë nuk mund të bëhen zyre të hajnave, të manipulantëve dhe keqpërdiruesve të vakëfit, nuk mund të jenë zyre të munafikëve, shkelësit të besimit dhe amanetit të shokëve! E dyta, Shaqir Fetai po bëhet gjithnjë e më i qartë se, është në gjendje edhe të hedhë “bombën atomike” e t’i pëlcasë të gjithë shokët, miqtë dhe kolegët e deridjeshëm të tij! Ata i besuan që ky t’i prjë procesit të zgjedhjeve të Kryetarit të BFI-së dhe në asnjë moment nuk e caktuan si drejtues të këtij Insstitucioni. Këtë e nënvizon edhe vetë Shaqir Fetai, para mediave si dhe para shokëve që u pajtuan që ai të jetë vetëm në krye të procesit zgjedhor dhe hiç më tepër. Shaqir Fetai, kësisoj, po bëhet shkelësi edhe më i tmerrshëm i Kushtetutës ekzistuese të BFI-së dhe kjo po i shqetëson të gjithë ata që e shkelën këtë akt më të lartë juridik të BFI-së dhe që nuk dëshirojnë më për asnjë çmim që të vazhdohet me këtë gjest antimysliman e atiislam. Por, kjo po i pëlqen Shaqir Fetait, këtij shkelësi absolut të Kushtetutës si dhe të akteve të tjera normative të BFI-së.
Shaqir Fetai është dashur të bëjë pranim dorëzimin e detyrës, është dashur që ta shfletojë arkivin financiar, keqpërdorimet dhe dëmet në pronën e tundshme dhe të patundshme të BFI-së! Shaqir Fetai është dashur që të kërkojë që policia financiare ta krehë dokumentacionin e Myftinisë së Resnjës, të Prilepit, të Manastirit, të Gostivarit dhe jo “myftinjtë rrebelë” kundër tij! Të kërkonte aty ku vlojnë dokumentat që flasin për vjedhje të tmerrshme, të cilat i ka mbuluar, i ka përkrahur dhe i ka stimuluar edhe vetë Shaqir Fetai si antarë i Rijasetit të Sulejman Rexhepit. Mos ta luajë “melaqen e mullirit” kur dihet se vetëm thuaj “Shaqir Fetai” dhe – gjithçka mbrapsht! Zoti nuk i ndihmon këta tipa kaq të xhindosur e të djallëzuar. Këtij fakti po i bindet gjithnjë e më shumë edhe vetë “reis Kuazimoda”, mr. Shaqua, pandam i dr. Adhamudhit!

Leave a Reply