Shaqir Fetai mundohet të dekriminalizohet përmes humanizmit

A mundet të dekriminalizohet individi absurd, si Shaqir Fetai, përmes një “dekoracia” që ia paska dhënë Forumi Ndërkombëtar Boshnjak!? Pse e përvetëson këtë mirënjohje (pra, jo dekoratë o dekoratoman i kompleksuar)? Cili na qenka kontributi personal i Shaqir Fetait për ta merituar këtë mirënjohje? Shaqir Fetai ka kontribut të hershëm në dëm të Myslimanëve (nuk dihet nga shkolla e mesme apo nga koha e studimeve në Sarajevë!!!) për të cilin “kontribut” për momentin dinë vetëm disa persona

Nga Nehat Rexhepi, medresant

Një njeri i kriminalizuar, një njeri që ka manipuluar me kafshatën e të varfërve, të ngratëve dhe të atyreve që janë në nevojë, një njeri që e ka ndihmuar Mustafa Dautin në vjedhjen e ndidhmave humanitare (sot pasuria e tij e patundshme vlerësohet në miliona euro); një njeri që e ka bërë kabullë vjedhjen e ndihmave financiare të tubuara për vëllezërit tanë nga Hasanbegu, Vlora, Shkodra, Tirana, një njeri që ka mbështetur dhe nuk e zbardhë vjedhjen, dëmtimin, tjëtërsimin dhe përvetësimin e vakëfit, pra, një njeri i këtillë si Shaqir Fetai, a i ka hije “të merret” me humanitet! Po, në kuadër të përpjekjeve për dekriminalizim të vetes së vet, edhe i ka hije, por, ky aktivitet duhet të jetë vëllimmadhë, i shumtë dhe i përditshëm, njëzet vite me radhë, aq sa i ka bërë hizmet kriminalizimit të BFI-së! Sipas kësaj matematike të kësajbotshme, i bie që Shaqir Fetai do të vdesë i kriminalizuar, sepse e ka të vështirë që të jetojë edhe nja njëzet vite, jo që nuk ia ka ënda, por e ka shumë të vështirë që të mbajë barrën e kësaj të vërtete!
Së këndejmi, a i ka hije dhe, me çfarë fytyre prezanton Shaqir Fetai në një shoqatë që merret me humanitet duke u përkujdesur për personat me aftësi të kufizuara dhe që janë në nevojë?! A i ka hije që, nga përpjekja për dekriminalizim personal, të bëjë lajm? Në lajmin paçavurë thuhet: “Kreu i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai përshëndeti këtë përvjetor dhe punën e palodhshme të udhëheqësisë së kësaj Shoqate, si dhe premtoi mbështetje të parezervë për këtë Shoqatë e cila është në shërbim të personave me nevoja të posaçme.”
A kishte dëgjuar më herët Shaqir Fetai për këtë Shoqatë? Paska premtuar mbështetje pa rezervë? Këtë nuk do t’ia mundësojë Zoti Mëshirëplotë, sepse, Shaqir Fetai tregohet super-hipokrit! Çka ka bërë Shaqua për këtë Shoqatë? Pse deri më sot nuk e ka dhënë asnjë cent, ndonëse i pavarur financiarisht ka menaxhuar me një organ që ka psur financa të bollshme? Kush e ka penguar nëse jo shpirti i vet i kriminalizuar? Ai nuk e ka pasur mendjen te njerëzit me nevoja të veçanta, por, te njerëzit me interesa të veçanta, kështu që, e ka të kotë përpjekjen për ta kamufluar kriminalizimin e vet përmes, kinse, humanitetit konkret! Konkrete do të ishte vetëm ikja e Shaqir Fetait tmerrësisht të turpëruar, kurse gjithçka tjetër rreth këtij farë individi me zero personalitet do të jetë absurde!
A mundet të dekriminalizohet individi absurd, si Shaqir Fetai, përmes një “dekoracia” që ia paska dhënë Forumi Ndërkombëtar Boshnjak!? Pse e përvetëson këtë mirënjohje (pra, jo dekoratë o dekoratoman i kompleksuar)? Cili na qenka kontributi personal i Shaqir Fetait për ta merituar këtë mirënjohje? Zero kontribut, për sa i përket interesit të boshnjakëve, kurse në dëm të tyre Shaqir Fetai ka kontribut të hershëm (nuk dihet nga shkolla e mesme apo nga koha e studimeve në Sarajevë) për të cilin “kontribut” për momentin dijnë vetëm disa persona!
Ndërsa kontributi i Bashësisë Fetare Islame, konkretisht i Meshihatit të BIM-it, edhe më konkretisht, i Sulejman Rexhepit, tashmë është i evidentuar në analet e historisë! Dihet se si ish-kryetari i Meshihatit, Sulejman Rexhepi, doli personalisht te stacioni i trenit ku ishin bllokuar mbi 20 mij myslimanë të ikur nga Bosnja që po shkrumbohej nga forcat kriminale serbe! Me angazhimin e tij personal ia prishi ëndërrat Gligorovit për të hapur korridore për deportimin e boshnjakëve dhe, e urdhëroi Bashkësinë Fetare Islame, respektivisht, Shoqatën Humanitare “El Hilal” që t’i sistemojë që të gjithë myslimanët e dëbuar. Në këtë periudhë, Shaqir Fetai nuk ishte askund, mbase edhe fshihej nga turpi për të bëmat e tij deri sa ka qenë student në vatanin e boshnjakëve! Edhe për sa i përket ngritjes fetare e kulturore të Boshnjakëve, kontributi i Shaqir Fetait është zero! Zero! Me “Z” të madhe! Sepse kurrë nuk ka qenë në pozitë që të kontribuojë. Nëse në këtë “kontribut” ai mendon se ka merita si “anëtarë i Rijasetit”, atëherë, duhet të pranojë se kontributi i tij në kriminalizimin dhe në shkatërrimin e BFI-së si “anëtarë Rijaseti” është shumëfish më i madh se sa “aktiviteti humanitar” i tij.
Pasojat e të qenurit të tij “anëtarë Rijaseti” janë shumë më tragjike, janë shumë më antinjerzore dhe antiislame, se sa çdo “sevap” i tij që e paska bërë në rrafshin “humanitar”!

 

Leave a Reply