Shaqir Fetai përfundimisht u bind se po bojkotohet fuqishëm

Xhemati dëshiron të dëgjojë vaze e ligjerata nga imamët e vet e jo nga “bilbili i Temellko Boshkovskit”! Xhemati kërkon që të kënaqet me shpjegimet e hoxhës së vet mbi rolin dhe veprat e papërsëritshme, deri në Ditën e Kijametit, të të Dërguarit të Allahut xh.sh. Muhamedit a.s., dhe refuzon që të dëgjojë pallavra të hipokritëve të sojit të Shaqir Fetait

Shkruan Haxhi Isa Xhaviti

Është bërë tashmë traditë që në Shkup të organizohet një event madhështor me rastin e Ditës së Lindjes së Vulës së Pejgamberisë, Muhamedit a.s. Sivjet, ky manifestim, fatkeqësisht u “organizua” nën kushte të një pandemie që ka kapluar tërë botën, Covidi 19!
Në Shkup u organizua në Xhaminë e Çairit që ka kapacitet për një numër të konsiderueshëm të xhematit! U mbajt menjëherë pas namazit të drekës. Xhemat i shumtë e fali drekën dhe, sapo e panë Shaqir Fetain tek futet në Xhami, sikur paraprakisht ta kishin vendosur, unanimisht e bojkotuan. Pas namazit, me keqardhje në shpirt u larguan nga manifesimi, sepse nuk pranonin që të dëgjojnë pallavra nga hipokritët! Të flasë Shaqir Fetai për të Dërguarin e Allahut xh.sh., Muhamedin a.s.? Ta madhërojë ditën e Pejgamberit, të cilin, për 18 vite rresht, duke qenë bashkëpunëtorë i ngushtë i Sulejman Rexhepit, e ka mohuar duke punuar kundër porosive të Tij të shenjta!
Prandaj, Shaqir Fetai ngeli në xhami me një numër hafëzlerësh të rinjë që u pajisën me diplomën e hifzit, me prindërit dhe të afërmit e tyre, me disa mysafirë, dhe krejt këta përbënin xhemat në numër deri prej 50-60 veta.

Në në të njëjtën mënyrë, të dezorganizuar skajshmërisht, pa kurrfarë koncepti e respekti për Ditën e Shenjtë të myslimanëve, për xhuma, kishin organizuar edhe në Gostivar, ku ky event mbahet për 17 vite me radhë. Atmosferë më e zymtë e më e shkretë kurrë nuk ka qenë! Manifestimi u mbajt në Xhaminë e Kadrit. Edhe në këtë xhami, edhe në këtë ditë të xhuma, në event numri i pjesëmarrësve ishte tepër i vogël, si asnjëherë më parë. Këtë më së miri e ilustrojnë edhe vetë fotografitë nga këta evente.

Shaqir Fetai mendon se ky event duhet të mbahet ekskluzivisht sa për të folur vetë ai si hajn i reisllëkut. E shfrytëzon këtë event për t’u matur me një prej imamëve të dikurshëm të Xhamisë së Jahja Pashës, Sulejman Rexhepi, të cilit i shërbeu një jetë të tërë dhe në fund ia nguli pas shpinës; e shfrytëzoi këtë event sa për t’u “promovuar” si “i mirënjohur në Shkup për oratorinë e tij, ligjërimet e tija të thella dhe unikale, që nga koha kur shërbente në xhaminë e Jahja Pashës”! Ligjërime të thella dhe unikale janë vetëm ato të Pejgamberit a.s. kurse të Shaqir Fetait janë kopalla me të cilat mundohet ta kamuflojë veten nga të qenurit bashkëpunëtorë i Temelko Boshkovskit. Tani, a ka më ofndim se sa njeriu i Boshkovskit të flasë për rëndësinë e Pejgamberit tonë, madje me një “ligjeratë unikale”! Unikal mund të ket qenë vetëm në “këndimet bilbilore” nëpër zyret e Boshkovskit.
Prandaj, te enjten dhe të premten, u bojkotua masovikisht nga xhemati i vendit, sado që këtë mundohet ta justifikojë për shkak të koronavirusit. Koronavirus pati edhe kur u fal dreka e të enjtes si dhe namazi i xhumasë, të cilat namaze ishin përplot me xhemat, të cilët ikën sapo e dëgjuan zërin e “shqiponjës”! Xhemati dëshiron të dëgjojë vaze e ligjrata nga imamët e vet e jo nga “bilbili i Boshkovskit”! Xhemati kërkon që të kënaqet me shpjegimet e hoxhës së vet mbi rolin dhe veprat e papërsëritshme, deri në Ditën e Kijametit, të të Dërguarit të Allahut xh.sh. Muhamedit a.s., dhe refuzon që të dëgjojë pallavra të hipokritëve të sojit të Shaqir Fetait.

Leave a Reply