Shaqir Fetai po e përgatit rikthimin e Sulejman Rexhepit

Sulejman Rexhepi, i shkarkuar sipas Nenit 58 të Kushtetutës së BFI-s, natyrisht që nuk do të pajtohej për asnjë çmim me këtë tradhëti të miqve të vet, të bashkëpuntorëve të vetë të deridjeshëm, besnikë e lojalistë deri në vasalitet. Do ta luajë lojën e vet! Loja e tij ka këtë përfundim: kthimi në BFI si krytar nderi me të gjitha benificionet e mundshme, jo vetëm të respektit por edhe të përfitimeve materiale. Ndryshe, Shaqir Fetai nuk do të mund të funksionojë

Shkruan: Haxhi Isa Xhaviti

Po flitet se Shaqir Fetai është shumë i trembur, aq i trembur sa ka humbur edhe imunitetin shëndetësor. Mbase ka menduar se do të hasë në përkrahje të gjërë me aktin që e bëri – pranoi që publikisht t’ia kumtojë shkarkimin Sulejman Rexhepit nga posti i Kryetarit të BFI-së dhe, përcaktmin e “rijasetit” që për u.d. të Kryetarit të BFI-së ta angazhojë Shaqir Fetain. Sipas ligjeve të vendit, ushtruesi i detyrës, në të gjitha rastet caktohet më i vjetri, që gëzon respekt si më i vjetër dhe, ai drejton me procesin e zgjedhjeve të reja, të parakohshme, duke e përjashtuar veten nga konkurrimi i mundshëm si kandidat potencial.
Shaqir Fetai e ka kuptuar këtë lojë, tek tani ka filluar të njohtohet me ligjet e vendit dhe, meqë është i vetëdishëm se konkurrimi eventual i tij do të kontestohet në gjyq, atëherë, ka filluar të bie e të dorëzohet para shantazheve të Sulejman Rexhepit.
Sulejman Rexhepi, i shkarkuar sipas Nenit 58 të Kushtetutës së BFI-së, natyrisht që nuk do të pajtohej për asnjë çmim me këtë tradhëti të miqve të vetë, të bashkëpuntorëve të vetë të deridjeshëm, besnikë e lojalistë deri në vasalitet. Do ta luajë lojën e vet! Loja e tij ka këtë përfundim: kthimin e tij në BFI si kryetar nderi më të gjitha benificionet e mundshme, jo vetëm të respektit por edhe të përfitimeve materiale. Ndryshe, Shaqir Fetai nuk do të mund të funksionojë!
Shaqir Fetai, i bindur se ai është kafshatë shumë e vogël për opozitën e BFI-së, tashmë është pajtuar që ta mbështesë rikthimin e Sulejman Rexhepit me qëllim që ai të bëhet mburojë, pancir i Shaqir Fetait, duke amortizuar çdo goditje që do të vie nga opozita e tij, gjegjësisht nga Lëvizja Myslimane për Reforma në BFI.
Zgjedhje shumë naive kjo e Shaqir Fetait. Kthim i Sulejman Rexhepit si “kryetar nderi” me qëllim që ai t’ia sigurojë, si me financa të vjedhura ashtu edhe me grupe kriminale, mundësinë e kandidimit si dhe fitoren e padiskutueshme të Shaqir Fetait në zgjedhjet për Kryetar të BFI-së. Këtë strategji e ka “fiqiruar” Shaqir Fetai deri sa ka qenë në kushte shtëpiake të shërimit nga Koronavirusi. Ka lëshuar “mësitë” deri te Sulejman Rexhepi dhe, aktualisht, sikur e kanë arritur një marrëveshje paraprake.
Le të supozojmë se një skenar i tillë do të realizohet! Çka do të ndodhë?
Fillimisht, Shaqir Fetai dhe “babai i tij shpirtëror” do të izolohen tërësisht nga institucionet shtetërore dhe ndërkombëtare. Do të motivohen dhe do të urdherohen si policia financiare për ta kontrolluar BFI-në, po ashtu, edhe gjyqësori i vendit për të hulumtur dhe për t’i vënë para përgjegjësisë skenaristët e kësaj loje të keqe e cila nuk i bën nderë as vetë myslimanëve të vendit por as vetë shtetit.
Në këtë rast, do të dëmtoheshin ekskluzivisht myslimanët por edhe vetë BFI-ja, e cila, gjithësesi që edhe më tej do të thithet padhimbshëm, tashmë nga dy ushujza: Sulejman Rexhepi dhe Shaqir Fetai.
Atëherë, çka do të bëjnë myslimanët e vendit, të cilët nuk kanë tjetër Institucion përveç BFI-së të cilit i përgjigjen në lloj-lloj kërkesash financiare? Pa dyshim që, kësaj radhe, vështirë se do ta pranonin këtë lojë të Shaqir Fetait myslimanët e vendit. Ata, ose do ta mohonion trërësisht BFI-në ose do të ngriteshin që të gjithë në protesta, madje edhe shumë të dhunshme. Do ta mohonin derisa do ta ndjenin pastrimin e realtë të tij nga kriminelët më të vështirë që i ka pasur ndonjëherë ky Institucion, ose do t’ia “vinin flakën” duke u radikalizuar deri në permasa të paimagjinueshme, duke ia bërë me dije të gjitha organeve shtetërore se, nëse nuk do të ketë një Institucion mirëfilli të reformuar, atëherë nuk do të ketë qetësi as për myslimanët por as për mbarë vendin. Këtë përfundim e ëndërrojnë Sulejman Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij që e ndihmuan për një dekadë në krim e në kriminalizim të BFI-së?!
Do ta lejojnë institucionet gjegjëse shëndetësore këtë destabilizim të përgjithshëm apo do të nisin ta krehin BFI-në në hollësi, fije për pe, kjo varet nga vetë serioziteti i reagimit të myslimanëve të vendit! Kësaj radhe do të jetë shumë lehtë – autanazi humane!

PA FJALË!Vetëm tre muaj para shkarkimit të Mulla Sules!

Gepostet von Levizja Myslimane per Reforma ne BFI am Sonntag, 9. August 2020

Leave a Reply