SHBA tërhiqet nga marrëveshja mbi klimën, akuza ndaj Trump

Vendimi i Washingtonit për tërheqjen nga marrëveshja e klimës ka nxitur reagime dhe kritika.

Një ditë më parë, administrata Trump njoftoi kombet e bashkuara për nisjen e procedurës.

Duke folur për mediat, presidenti amerikan deklaroi se pakti për klimën nuk ka sjellë gjë tjetër vecse humbje të mëdha në ekonominë e vendit.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Si president unë nuk mund të vendos asnjë interes tjetër përpara mirëqënies së popullit amerikan. Marrëveshja e klimës ka sjellë shumë disavantazhe për Washingtonin dhe një barrë të padrejtë ekonomike. SH.B.A. do të ndjekë një model realist dhe pragmatik, duke përdorur të gjitha burimet e energjisë me teknologji të pastra dhe efikase.”

Vendimi i presidentit Trump është komentuar si largim i udhëheqjes amerikane, nga një sfidë kyçe globale.

Marrëveshja e Parisit për klimën u nënshkrua 4 vjet më parë nga 188 vende dhe synon  të mbajë rritjen globale të temperaturës nën dy gradë Celsius si dhe t’u japë miliarda dollarë investime për klimën vendeve të varfëra me qellim pakësimin e nivelit të çlirimit të karbonit.

Liderët e BE, Kinës, Japonisë dhe vendeve të tjera të botës e kanë quajtur zhgënjyes vendimin e Washingtonit.

Edhe politikanët demokratë si dhe ambientalistët ne Shtetet e Bashkuara e kane dënuar terheqjen nga marreveshja.

Leave a Reply