SHBA: Zyrtarëve të korruptuar e bosëve të paprekshëm të krimit po iu vjen fundi/ VIDEO

10 / 100 SEO Score

SHBA nëpërmjet një postimi në facebook, shoqëruar edhe me video ka ripërsëritur vullnetin e departamentit të shtetit për të ndihmuar Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Ambasada e SHBA në Tiranë rikonfirmon se lufta kundër korrupsionit është prioritet absolute në vendin tonë.

Ambasada nëpërmjet videos, shpjegon mënyrën sesi do të funksionojë SPAK.

SHBA paralajmeron se SPAK, në momentin e parë që do të jete funksional do të godasë korrupsionin në nivele të larta.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Këtë javë, mësoni se si Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Krim i Organizuar, ose SPAK, do të funksionojë. Me t’u ngritur, do të shënjestrojë korrupsionin e nivelit të lartë. Kjo video tregon se si mbështetja prej 2 milionë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara po përdoret për të siguruar që SPAK do të ngrihet dhe do të funksionojë në mënyrë të pavarur. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin

https://m.facebook.com/usembassytirana/videos/1996789940466268/

Leave a Reply