Shifra rekord në SHBA, në 24 orë regjistrohen mbi 147 mijë raste me Covid

Situata e Covid në SHBA sa vjen e rëndohet. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 147 mijë raste të reja me koronavirus, një shifër tepër e lartë krahasuar me vendet e tjera.

Po ashtu sipas Universitetit Johns Hopkins, mësohet se janë shënuar dhe 1,758 viktima nga Covid.

SHBA vijon të jetë vendi i parë më i prekur nga Covid në të gjithë botën, pasi gjithsej në të gjithë vendin numërohen më shumë se 25,293,201 raste dhe 420,972 viktima.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA. Shtimi i rasteve vjen në një kohë që ka nisur dhe procesi i vaksinimit.

Të dhanë nga autoritetet shëndetësore tregojnë se  në të gjithë vendin janë shpërndarë 41,418,325 doza vaksinash dhe të paktën 22,734,243 qytetarë kanë marrë vaksinën.

Leave a Reply