Shkencëtarët në Maqedoni zbulojnë çfarë i shkaktoi tërmetet që lëkundën edhe Shqipërinë

Pasditen e djeshme rreth orës 15:25, në Maqedoninë e Veriut u regjistruar një tërmet me magnitudë 5 të shkallës rihter me epiqendër në Gostivar. Kjo lëkundje erdhi pas tërmetit të mëngjesit të orës 3:54, i cili ka qenë i shkallës rihter 5.1. Në lidhje me këto lëkundje sizmike kanë reaguar dhe zyrtarë të rëndësishëm në Maqedoni të cilët duket se kanë gjetur arsyet e rënies së tërmeteve.

Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë, u shpreh se tërmetet janë shkaktuar nga mbushja dhe zbrazja e liqeneve, presioni i cili bën që pllakat të lëkunden.

Megjithëse nuk është një shpjegim i bindshëm shkencor, Oda Ekonomike për Energjetikë është e bindur se e ka gjetur shkakun e rënies së tërmetit.

“Arsyeja kryesore për tërmetet, mes të tjerash, është edhe mbushja dhe zbrazja e papritur e liqeneve. Njëra nga arsyet kur mbushen liqenet, vjen momenti kur për shkak të presionit, pllaka fillon të lëvizet gjatë një periudhe të caktuar dhe të shkaktojë lëvizje, respektivisht tërmete”, potencoi Gjorgji Manaskov nga Oda Ekonomike për Energjetikë.

Leave a Reply