Shkon mbi 100 milionë numri i të prekurve me Covid

Situata e Covid po vijon të përkeqësohet. Sipas Worldometer numri i personave të konfirmuar me Covid në të gjithë botën ka shkuar në 100,900,353.

Po ashtu edhe numri i viktimave ka arritur në 2,169,116, ndërkohë që të shëruar deri tani janë 72,940,064.

Në vend të parë për numrin e infektimeve dhe të viktimave është SHBA. Sipas të dhënave mësohet se SHBA zyrtarisht ka 26,011,222 të prekur, nga të cilët 435,452 kanë humbur jetën dhe 15,767,413 janë shëruar.

Pas SHBA vjen India me mbi 10 milionë raste dhe mbi 153 mijë viktima. Më pas është Brazili, Rusia dhe Britania e Madhe, ku përhapja e Covid është e madhe në ditët e fundit edhe pse ka nisur procesi i vaksinimit.

10 vendet e para me numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve plotësohen me Francës, Spanjë, Italinë, Gjermaninë dhe Turqinë.

Leave a Reply