Dua Lipa, performancë të shkëlqyer në Jimmy Kimmel live show

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkomëbtare Dua Lipa performoi së fundmi në emisionin më të shikuar amerikan Jimmy Kimmel live show.

Më një fustan të shkurtër me lule, Dua Lipa, interpretoi hitin e saj “Be The One”. Së shpejti Dua Lipa pritet të publikojë albumin e ri të saj, ndërsa dje nxori në treg “Lost In Your Light” në bashkëpunim me artistin amerikan, Miguel.

E shndërruar në një nga artistet e reja më të preferuara në tregun e muzikës botërore, Dua Lipa po shijon suksesin e dy projekteve të fundit muzikore, “No lie” një bashkëpunim me Sean Paul dhe   “Scared to be lonely”, me Martin Garrix.

Leave a Reply