Shpend Ahmeti kërcënohet në zyrë, policia nis hetimet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, sot janë kanosur.

Se ka ndodhur një kanosje ndaj një personi zyrtar në objektin e komunës së Prishtinës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orqa 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës, Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka theksuar Ahmeti.

Ndërkaq burimë të Gazeta Express kanë treguar se bëhet fjalë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti si dhe asistentin e tij, Nezir Ismaili.

Leave a Reply