Shqetësim në Angli/ Nivel shumë i lartë infektimesh, e hëna shënoi rekord

Niveli shumë i lartë i infektimeve me koronavirus në Angli është një shqetësim i madh në një kohë kur shërbimi kombëtar i shëndetit po stërmundohet për të përballuar rritjen e numrit të pacientëve.

Të hënën një rekord prej 41385 rastesh të reja koronavirusi dhe 357 viktima u raportuan në Britaninë e Madhe.

Zyrtarët e shëndetësisë kanë thënë se numri i personave që po trajtohen për virusin në spital ka shkuar tani në 20426, që është edhe më i larti që nga kulmi i kaluar, në prill. Në Uells dhe Skoci, zyrtarët kanë thënë po ashtu se është shumë real rreziku i mbingarkesës në spitale.

Shifra e rasteve të reja e raportuar të hënën, është më e larta ditore e raportuar në Britani dhe e para që infektimet ditore kapërcejnë kuotën 40 mijë. Mendohet se shkalla e infektimit ishte shumë më e lartë në kulmin e parë, në prill, por kapacitetet testuese atëherë ishin shumë të kufizuara për të përcaktuar numrin real.

Leave a Reply