Shqipëri / 545 raste të reja dhe 16 viktima

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që të shmangin kontaktet jashtë rrethit familjar dhe çdo lloj grumbullimi, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Respektoni rregullat e higjienës, maska duhet të mbahet në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe distancimi social është gjithashtu masë e donosdoshme për të frenuar përhapjen e epidemisë.
Ju informojmë për situatën e covid19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 2.026 testime, prej të cilave 610 janë testime janë kryer për arsye depistimi.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë.

Leave a Reply