Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët qeverie në datë historike

Pas pritjes në Pallatin e Brigadave që kryeministri Edi Rama i bëri homologut të tij Ramush Haradinaj në vizitën e tij të parë në Shqipëri, u mbajt një takim inaugural i Komisionit për organizimin e Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skëndebeut.

Nën kryesimin e dy kryeministrave, u bë e ditur se mes Shqipërisë dhe Kosovës do të ketë një mbledhje të përbashkët të qeverive dhe se ajo do të mbahet më 27 dhe 28 nëntor.

28 nëntori shënon edhe 105 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa mbledhja e katërt e përbashkët mes dy qeverive do të bëhet në qytetin e Korçës.

Viti mbarëkombëtar i Skëndërbeut që qeveria shqiptare shpalli me vendim të Këshillit të ministrave, sipas Ramës, është “themeli i një qasje të re të domosdoshme të imazhit që përçojmë në botën që na rrethon dhe universit europian që prej natyre ne shqiptarët i përkasim”.

Leave a Reply