Shqipëria dhe Kosova unifikojnë ligën kombëtare të basketbollit (VIDEO)

Shqipëria dhe Kosova kanë arritur të unifikojnë përfaqësimin kombëtar në ligën e basketbollit. Kjo u jetësua në Tiranë, përmes një marrëveshje për themelimin e Ligës Unike të Basketbollit Shqipëri-Kosovë, ka njoftuar Ministria e Kulturës dhe Sportit e Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetarët e federatave përkatëse të basketbollit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, përkatësisht Avni Ponari, kryetar i Federatës Shqiptare të Basketbollit.

“Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë personalitete të rëndësishme të politikës e të sportit të të dyja vendeve. Marrëveshja u nënshkrua në praninë e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Vlora Dumoshi, Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Besa Shahini, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Valdete Bajrami dhe Kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel”, thuhet në njoftim.

Liga Unike në basketboll është i pari sport në mes dy vendeve që krijon një ligë të përbashkët të kësaj natyre. Kjo ligë ka për qëllim realizimin e idesë së kahmotshme për zhvillimin e aktiviteteve garuese të klubeve të të dyjave vendeve. Kalendari garues i kësaj lige do të zhvillohet krahas ligave kombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij theksoi se nisma të këtilla janë të mirëseardhura dhe kanë përkrahjen e tij.

Kjo ligë ka qenë dëshirë e kamotshme dhe idetë marrin kohën e duhur që të ndodhin dhe ky fakt po ndodh.

Rama foli edhe për bashkëpunimet e tjera Shqipëri-Kosovë, por kjo ligë përmes aktiviteteve konkrete shkon edhe një hap përtej, dhe kjo ligë do të jetë shtysë edhe për shumë nisma të tjera. Kjo ligë do të rrisë nivelin e konkurrencës dhe do të krijojë hapësirë për të pasur më shumë cilësi në ndeshjet në parket.

Ilir Trebicka, kryetari i sapozgjedhur i Ligës Unike, tha se është një iniciativë e veçantë për të dyja vendet dhe i falënderoi të dyja qeveritë për njohjen e kësaj nisme. Është një ligë e veçantë për mbarë kombin shqiptar.

🇦🇱🤝🇽🇰Tiranë – Liga e përbashkët e Basketbollit, Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare tashmë bëhet realitet 🏀⛹🏻‍♂️Liga Unike e Basketbollit është vetëm dallëndyshja e parë, e shumë bashkëpunimeve të ngjashme që do të ndodhin në sporte të tjera.👉 Hapi i radhës është shtrirja e programit të masivizimit të sportit në shkolla në të dy anët e kufirit. Në këtë mënyrë, fëmijët tanë, vëllezër të të njëjtit gjak, do të kenë mundësinë që të njihen dhe bashkëpunojnë përmes sportit që në hapat e parë të jetës së tyre🏫🏀⛹🏻‍♂️

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 10. September 2020

Leave a Reply