Shqipëria drejton OSBE-në

Nga 1 janari Shqipëria, merr drejtimin e OSBE-së, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare, ndërsa renditet prioritet që Shqipëria ka gjatë kryesimit të këtij instituconi. Respektimi i të drejtave të njeriut, parandalimin e përshkallzimeve të konflikteve, si dhe përqendrimi për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, janë objektivat e Shqipërisë gjatë kryesimit të OSBE-së, e kjo citohet edhe nga Kryeministri Edi Rama.

“Marrja në detyrë e Kryesimit të OSBE-së është një moment me të vërtetë historik për Shqipërinë: nga një vend nën një regjim mizor komunist që kundërshtoi frymën e Helsinkit, ne jemi bërë një vend i nderuar për të udhëhequr këtë organizatë. Kryesia e OSBE-së shënon pikën kryesore të transformimit tonë domethënës” 

Në artikullin e publikuar në faqen zyrtare thuhet se Shqipëria prioritet ka përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve, kryesisht duke ju referuar Ukrainës.

 “OSBE-ja ka dëshmuar të jetë një organizatë që jo vetëm që mund të vendoset shpejt në zonat e konfliktit, por, ndonjëherë, mund ta bëjë këtë aty ku askush tjetër nuk mundet”

Gjithashtu OSBE në njoftimin për marrjen e kryesisë nga Shqipëria dhe duke ju referuar kryeministrit Edi Rama, thotë se korrupsioni ka gërryer themelet e demokracive duke ndikuar negativisht në prosperitetin dhe sigurinë e rajonit tonë.

“Duke u bazuar në vrullin e krijuar nga karriget e mëparshme, ne do të forcojmë punën e OSBE-së në luftën kundër korrupsionit dhe promovimin e qeverisjes së mirë.”

Shqipëria do të paraqesë përparësitë në krye të këtij institucioni para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, më 9 janar në Vjenë.

Leave a Reply