Shqipëria fiton me Bjellorusinë

E mbyllin të parët në grup në Ligën e Kombeve

Shqipëria e bëri detyrën në ndeshjen e fundit të ligës së kombeve. Me Bjellorusinë në “Air Albania” përfundoi 3-2 pas një ndeshjeje ku thuajse gjithçka ndodhi në pjesën e parë.

Sokol Cikalleshi në një superformë gjeti golin e parë në minutën e 19. Sfida zhbllokohet dhe Shqipëria merr guximin për të sulmuar më shumë në përpjekjen për të mbyllur gjithçka në 45 minutëshin e parë.

Nuk kaloi shumë dhe Rej Manaj fitoi një 11-metërsh. Kërkoi ta goditje vetë por shokët e skuadrës këmbëngulën që ta ekzekutonte Cikalleshi. Kavajasi u tregua i saktë.

Kuqezinjtë menduan se kundërshtari do të dorëzohej dhe e ulën ritmin e lojës por ajo që i zgjoi ishte goli i Skavysh në Minutën e 35.

Por Manaj e donte një gol, e kërkonte me ngulm dhe e gjeti me insistimin e tij vetëm një minutë para përfundimit të pjesës së parë.

E dyta filloi me Shqipërinë që po mendonte të administronte rezultatin por Bjellorusia nuk kishte ndërmend ta linte me kaq. Trajneri reja për zëvendësime në sulm për të dhënë më shumë freski më mendimin për të shënuar sërish. Tekniku kërkoi më shumë kujdes në mbrojtje dhe kishte të drejtë pasi një mungesë vëmendjeje soli golin e dytë për miqtë

Ishte minuta e 80 dhe Bjellorusëve iu duhej vetëm barazimi, edhe portieri i skuadrës mike doli në sulm. Sforcot e fundit të Shqipërisë arritën të mbanit avantazhin.  Shqipëria do të ngjitet një vazo më lart në Ligën e Kombeve por shpreson të përfitojë edhe në shortin për kampionatin botëror.

Leave a Reply