Shtëpia e Bardhë: Ende asnjë vendim për sanksione të reja kundër Rusisë

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se SHBA-ja parashikonte të merrte sanksione të reja ndaj Rusisë, por nuk kishte marrë ende vendim për këtë çështje.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley deklaroi të dielën se pritet të merren disa sanksione të reja që do të bëhen të ditura që nga dita e hënë nga ana e sekretarit për Thesarin, Steve Mnuchin, por zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, nuk e konfirmoi një informacion të tillë.

”Ne parashikojmë sanksione të reja kundër Rusisë dhe një vendim pritet të merret në një të ardhme të afërt”, deklaroi Sanders.

”Jemi në proces vlerësimi, por për momentin nuk mund të njoftohet ende asnjë”, shtoi ajo.

Haley ishte gjithsesi e prerë, duke njoftuar sanksione që lidhen me mbështetjen e ofruar, sipas saj, nga ana e Rusisë ndaj programit ushtarak të dyshuar kimik të Sirisë.

Duke bërë një retrospektivë ajo u shpreh në televizionin ”Fox” se ”SHBA-ja ka marrë edhe më parë sanksione të shumta kundër Rusisë për një sërë çështjesh të ndryshme”.

Leave a Reply