Shtetet me internetin më të shpejtë në botë dhe renditja e shteteve të rajonit

Lihtenshtajni është vendi me internetin më të shpejtë në botë.

Studimi më i ri i kompanisë Cable.co.uk, për internet me shtrirje të gjerë i realizuar në 221 shtete dhe territore, tregoi se një film më shpejt mund të shkarkohet në Lihtenshtajn, ndërsa më ngadalë në Sudanin Jugor, ku nevojitet gati një ditë.

Vendet e para në listë i kanë zënë përvec Lihtenshtajnit, edhe disa vende të vogla si Xhersi (ishull në Mbretërinë e Bashkuar) dhe Gjibraltari.

Shqipëria renditet në vendin e 104-t, Kroacia në vendin e 25-të, Rumania në vendin e 26-të, Bullgaria e 36-ta, Serbia në vendin e 65-të, Mali i Zi në vendin e 68-të, Kosova në vendin e 73-të, Bosnja e Hercegovina në vendin e 88-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 109-të.

Vendet skandinave së bashku me Xhersin, Hollandën, Zvicrën dhe Luksemburgun përbëjnë destinacionet më të shpejta evropiane (anëtare dhe jo anëtare të BE-së), por ato janë njëkohësisht dhe vendet më të shtrenjta për internetin.

Afrika mbahet si territori me internetin më të ngadaltë dhe kjo vjen edhe si pasojë e varfërisë së madhe atje. Mesatarisht prej vetëm 3,80 megabajt në secondë, që do të thotë se një film atje shkarkohet për më shumë se katër orë, ndërsa në Sudanin Jugor nevojitet gati një ditë e tërë.

Shtetet Baltike si Lituania, Letonia dhe Estonia janë pionierët për internetin më të shpejtë me çmime të përballueshme. Lituania në veçanti ofron disa nga paketat më të mira të internetit në botë (11,14 dollarë në muaj).

Përsa i përket vendeve në Evropën Qendrore / Lindore, kryesojnë Hungaria dhe Sllovakia, të cilat kanë internet më të shpejtë dhe më të lirë se Mbretëria e Bashkuar. Më të lira janë edhe Bullgaria dhe Rumania (e 4-ta më e lirë në botë), të cilat janë vetëm pak pas Mbretërisë së Bashkuar (në vendin e 47) për shpejtësinë.

10 vendet e para në botë për shpejtësinë e internetit:

  1. Lihtenshtajni
  2. Xhersi
  3. Andorra
  4. Gjibraltari
  5. Luksemburgu
  6. Islanda
  7. Zvicra
  8. Hong Kong
  9. Monako
  10. Hungaria

Leave a Reply