Shtetit arab hyn në histori, gati për të “pushtuar” Marsin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë bërë histori, pasi kanë nisur për në hapësirë misionin e tyre. Sonda “Hope” u lëshua me një raketë nga një port hapësinor në Tanegashima të Japonisë. Misioni i sondës është studimi i motit dhe klimës së planetit Mars. Shkencëtarët tentuan ta nisnin sondën 2 herë javën e kaluar, por u anulua për shkak të kushteve të motit. “Hope” ka për të kryer një udhëtim rreth 500 milionë kilometra drejt planetit të kuq.

Pritet që ajo të mbërrijë atje në Shkurt të vitit të ardhshëm. Ky muaj përkon me 50 vjetorin e formimit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sarah Al Amiri, shkencëtarja drejtuese e këtij projekti tha se ishte shumë e gëzuar për këtë ngjarje. Ajo u shpreh se kjo gjë do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm për qytetarët e vendit të saj, të cilët do ta shohin veten njësoj si amerikanët.

“Jam shumë e gëzuar që fëmijët e Emirateve do të zgjohen mëngjesin e 20 Korrikut me një projekt të tyre, me një realitet të ri, mundësi të reja, të cilat do t’i lejojnë që të japin kontribut dhe të krijojnë një impakt të madh në botë”, tha ajo.

Sonda e dërguar nga Emiratet e Bashkuara arabe është një nga tre misionet për në Mars që nisen këtë muaj. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë në fazat e fundit të projekteve të tyre.

Leave a Reply