Si e sulmon koronavirusi trurin?

Koronavirusi prek mushkëritë në përgjithësi, por gjithashtu edhe veshkat, mëlçinë dhe enët e gjakut. Prapëseprapë rreth gjysma e pacientëve kanë simptoma neurologjike, përfshirë dhimbjet e kokës, tendosjen dhe hutimin, duke bërë të ditur se virusi mund ta sulmojë edhe trurin.

Një studim i ri ofron provën e parë të qartë se, në disa njerëz, koronavirusi pushton qelizat e trurit, duke i rrëmbyer ato për të bërë kopje të vetvetes. Virusi duket se edhe e thith të gjithë oksigjenin afër, duke shkaktuar vdekjen e qelizave fqinje.

Është e paqartë se si virusi arrin në tru dhe se sa shpesh nis këtë provim të shkatërrimit. Infektimi i trurit ka të ngjarë të jetë i rrallë, por disa njerëz mund të jenë të ndjeshëm për shkak të prapavijës së tyre gjenetike, një ngarkesë e lartë virale apo arsye të tjera.

“Nëse truri vërtet infektohet, mund të ketë pasoja vdekjeprurëse”, ka thënë Akiko Iwasaki, imunolog në Universitetin e Yalet, i cili e drejtoi këtë studim, transmeton KOHA shkrimin e NYT.

Leave a Reply