Si të lexohen mesazhet e ndërkombëtarëve

Ambasadori Timonie, përfaqësuesi i politikave shtetërore franceze në Shkup, në një takim me Sulejman Rexhepin, e përsëriti po atë porosi të Presidentit Francez,  z. Makron! Ambasadori e mori si shembull BFI-në e politizuar duke ua bërë me dije të gjithëve, pra, edhe Sulejman Rexhepit: “politka sa më larg bashkësive fetare”, sepse, ka ardhur koha që tashmë aty të veprojë drejtësia e shtetit

Shkruan: Esma Sulimani

I.

Në fillimjavën e tetorit të vitit 2019 në Maqedoni qëndroi Sekretari Shtetëror i SHBA-ve, z. Majk Pompeo, i cili, me këtë rast vizitoi edhe trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të botës ortodokse në Ohër. Sekretari Shtetëror Amerikan, z. Pompeo, u prit dhe gjatë kësaj vizite u shoqërua nga kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefani!

Kjo ngjarje kaloi pothuajse pa u vërejtur fare, pa pompozitet, pa piskama e pa propganda! Pa dyshim, edhe ky aktivitet përcjell mesazhin e vet, të cilin mund ta lexojnë e ta kuptojnë vetëm ata që kanë sy e tru. Askush këtë takim nuk e interpetoi as si përkrahje politike, as si përkrahje fetare, as si përkrahje të politikave të këtij apo atij komuniteti. Majk Pompeo, thjesht, kishte në axhendën e vet vizitën e një vendi shlodhës, ku nuk mund të “ngjyroset politikisht”, ku nuk ka politikë por ku ka shpirtërore, art, kulturë, një vend prej nga nuk do të ketë kurrfarë nevoje për të përcjellë ndonjë mesazh politik, ndonjë porosi apo sugjerim politik. Natyrisht, as Kisha Ortodokse, me një mal porblemesh multilaterale, nuk e keqinterpretoi këtë vizitë si përkrahje politike zyrtare të SHBA-së, as nuk manipuloi dhe as nuk dezinformoi asgjë! Nuk e deformoi qëllimin e lartë, miqësor e të sinqertë të kësaj vizite. Sepse, në këtë Komunitet fetar ka njerëz që dinë t’i lexojnë e t’i deshifrojnë porositë që dalin nga veprimet diplomatike qofshin ato edhe “vizita kurtuazie”!

II.

Në Maqedoninë e Veriut zyrtarisht funksionojnë këto komunitete fetare: 1. Kisha Ortodokse Maqedonase, 2. Kisha Protestante Ungjillore e Fjalës, 3. Kisha Evangeliste-Metodiste, 4. Kisha Krishtere Adventiste (Kisha e Adventistëve të Ditës së Shtatë) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 5. Kisha Krishtere Adventiste në Maqedoninë e Veriut, 6. Kisha Krishtere Abtiste “Lajmi i gëzueshëm”, 7. Kisha Ungjillore-Kongregate, 8. Kisha e Re Apostolike, 9. Kisha Ungjillore në Republikën Maqedonisë së Veriut, 10. Qendra Krishtere në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 11. Kisha e Perëndisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, 12. Kisha Krishtere e Zërit të Perëndisë, 13 Kisha Krishtere e Lajmit të Ëmbël në RMV, 14. Kisha e Reformuuar Apotolike në RMV, 15. Kisha Skientologjike në RMV, 16 Bashkësia Fetare Islame në RMV, 17. Bashkësia Hebraike në RMV, 18. Bashkësia e Kishës Katolike në RMV, 19. Dëshmitarët e Jehovait – Bashkësia Fetare Krishtere, 20. Karriga dhe Kurora e Shenjtë – e Bashkësisë Fetare Islame Erenlere e Tarikateve me në krye Shejh Ul Ulema Ruhidin Serbez, 21. Komuniteti Fetar i Vaishnavës në RMV, 22. Bashkësia Parakristiane “Jeta Universale”, 23. Bashkësia Fetare e Shqiptarëve Ortodoksë në RMV, 24. Komuniteti Krishter Trinitas, 25. Bashkësia Fetare Bektashiane. Po ashtu, funksionojnë edhe zyret e 11 grupeve religjioze, të gjitha të regjistruara dhe me aktiviitete të ndruanduarta publike!

I shënuam këta tituj instiitucionesh e asociacionesh fetare vetëm për t’ia bërë me dije opinionit të gjërë se sa komunitete fetare, bashkësi fetare e grupe religjioze funkaisonojn në Maqedoninë e Veriut, të cilave kurrë “nuk u dëgjohet zëri” por, secila bashkësi, secili komunitet e grup vepron në emër të “zotit” të vet, me qëllim për ta arritur spastrimin e shpirtit, për t’u larguar nga e keqja, për t’ju përkushtuar të mirës. Secili në mënyrë të vet, me metoda e praktikime përkatëse, që të gjitha legale, legjitime, të padhunshme, në përputhje të plotë me të gjitha aktet normative të sistemit të drejtësisë. Natyrisht, që të gjitha kanë orekse që i interpetojnë brenda grupit si probleme me shtetin, me politikën zyrtare! Por, të jenë aq patetike, aq mistrece, aq qaramane, aq të ndyta dhe aq intrigante siç është Bashkësia Fetare Islame e Sulejman Rexhepit, kjo deri më sot nuk u ka bërë vaki asnjërit komunitet fetar dhe as grup religjioz. Nuk kalon muaj që Bashkësia Fetare Islame të mos vetëdeklamohet si “institucion” politikisht i infektuar, si “komunitet” që ka probleme me këtë qeveri apo me atë parti, si bashkësi fetare që nuk ankohet se politika zyrtare po ia rëndon situatën, si dhe si “çerdhe” e kontrabandimit politik të një partie shqiptare të cilën Sulejman Rexhepi e përdor si pazmore në raport me organet e drejtsisë.

III.

Jo një herë është thënë se Bashkësia Fetare Islame e Sulejman Rexhepit është filiale shumë e fuqishme e Bashkimit Demokratik për Integrim! Kjo është dëshmuar katërcipërisht, përmes formave dhe mënyrave të ndryshme. Siç është e dëshmuar historikisht se ky Instiitucion dikur ishte filiale e PDSH-së, deri sa Sulejman Rexhepi u shpla me njerëz të kësaj Partie të cilët e sollën në krye të BFI-së pasi që më parë e kishin larguar nga ky Institucion, si bashkëpunëtor të UDB-së dhe si zhvatës e hajn të BFI-së.

Sot, nuk ka në Maqedoni, pos as në rajon, as në Europë dhe në botë, ndonjë institucon fetar aq të partizuar, aq të politizuar, aq të kontrabanduar me institucionet shtetërore, se sa Bashkësia Fetare Islame e Sulejman Rexhepit. Ky është konstatim i përgjithshëm, madje i nënvizuar me të verdhë edhe në axhendat e ndërkombëtarëve.

IV.

Këto ditë, ambasadori i Francës në Shkup, zotëri Timonie, në një takim “qortues”, tërthorazi ia kishte bërë me dije Sulejman Rexhepit që “politika të rrijë larg bashkësive fetare”! Dhe, Sulejman Rexhepi e interpeton ashtu siç i konvenon atij, pa mbajtur llogari se po e deformon dhe se ky gjest mund të ketë pasoja të parikuperueshme. Sulejman Rexhepi nuk e pranon porosinë e z. Timonie ashtu siç duhet, por, ua përcjell organeve të shtetit, do me thënë – e shikoni se si porositi zotëri ambasadori: shteti dhe politika sa më larg duart nga bashkësitë fetare, rrjedhimisht, nga Bashkësia Islame dhe as mos t’ia mësyni të më dënoni, sepse dënimin francezët do ta interpetojnë “si përzierje të politikës në BFI” dhe, me këtë, Franca do ta eliminojnë Maqedoninë e Veriut përgjithmonë nga axhenda e kyçjes në BE! Pra, kështu e intertpetoi Sulejman Rexhepi qortimin indirekt që ia shprehu z. Timonie në ambasadën franceze në Shkup!

Po pse këtë “konstatim francez” z. Timonie nuk ua tha edhe atyre 30-40 liderëve të tjerë fetarë e të grupacioneve religjioze, por e gjeti t’ia thotë pikërisht Sulejman Rexhepit? Sepse asjëra nuk është e njollosur partiakisht sa BFI-ja e Sulejman Rexhepit. Shërbimet franceze, qofshin këto edhe diplomatike e konsulare, e dinë fort mirë se BDI-ja është në pushtet, se krijon politika shtetërore; e dinë fort mirë se BFI-ja është filiale e komprementuar e BDI-së; e dinë fort mirë se Sulejman Rexhepi ka qindra fotografi duke e shqyer mishin e përzhitur me struktura të larta të BDI-së dhe nuk e ka asnjë foto duke hëngër me një mysliman të varfër; e dinë fort mirë se KONAK-u, që kur është uzurpuar nga Sulejman Rexhepi, është shtab zgjedhor i BDI-së dhe se rezultatet pozitive aty përcillen me të shtëna nga lloj-lloj arme; e dinë fort mirë se funksionarët e kësaj Partie, të instaluar nëpër organet e drejtësisë, janë pikërisht ata që e mbrojnë nga dora e drejtësisë Sulejman Rexhepin, i cili, si kundërshpërblim ua ofron të menaxhojnë me objekte të vakëfit, të jenë aksionarë nëpër projekte vakufore, të zhvillojnë bisnes ilegal me Sulejman Rexhepin etj. etj.

V.

Pra. z. Timonie kishte zgjedhur momentin për t’ia tërhequr vërejtjen Sulejman Rexepit që sa më parë të nisë dhe të departizohet, të depolitizohet, kurse politikës shtetërore ia bëri me dije që duhet të rrijë sa më larg duarve të drejtësisë që duhet të veprojnë edhe brenda BFI-së së luluar me korrupsion, krim të organizuar, me reket, me zhvatje e me haraç. Politika shtetërore, ashtu siç është e mirë kur e mbronë Sulejman Rexhepin, duhet të jetë po aq e mirë dhe e pranueshme edhe kur e gjykon Sulejman Rexhepin.

Me një fjalë, z. Tmonie, përfaqësuesi i politikave shtetërore franceze në Shkup, në një takim me Sulejman Rexhepin, e përsëriti po atë porosi të Presidentit Francez, z. Makron! Ambasadori e mori si shembull BFI-në e politizuar duke ua bërë me dije të gjithëve, pra, edhe Sulejman Rexhepit: “politka sa më larg bashkësive fetare”, sepse, ka ardhur koha që tashmë aty të veprojë drejtësia e shtetit! Ky ishte mesazhi të cilën Sulejman Rexhepi “nuk arriti” ta lexojë por, me shumë vullnet, u mundua ta keqinterpretojë! Prandaj Sulejman Rexhepi është i izoluar nërkombëtarisht kaq shumë!  

Leave a Reply