Siguria kombëtare/ Stërvitje e përbashkët e Forcave Speciale, RENEA-s dhe Agjencive të Inteligjencës e Sigurisë

Një stërvitje e përbashkët mes Forcave Speciale, RENEA dhe Agjencive të Inteligjencës dhe Sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes është zhvilluar këto ditë për të rritur ndërveprimin mes këtyre strukturave. Olta Xhaçka, Ministër i Mbrojtjes, ka theksuar se qëllimi i stërvitjes ishte mos-cenimi i sigurisë kombëtare dhe ndërhyrjen e përbashkët në situata krize.

“Forcat Speciale ato RENEA dhe agjentët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, u stërvitën së bashku për të rritur ndërveprimin mes dy strukturave elitare shqiptare, me qëllim mos-cenimin e sigurisë kombëtare dhe ndërhyrjen e përbashkët në situata krize”,- thekson Xhaçka.

“Qitjet me armët e këmbësorisë, luftim i afërt dhe ai në qendrat e banuara, goditja e objektit, çlirimi i pengut, zbulim dhe survejim special, ishin temat kryesore të kësaj stërvitjeje, e cila tregoi edhe njëherë përgatitjen e shkëlqyer të forcave tona”,- përfundoi Xhaçka.

Leave a Reply