Sjellje skandaloze e Sulejman Rexhepit të matufosur në SHBA

Pasi ka kuptuar Sulejman Rexhepi se këto ditë në New York do të mbahet një konferencë ndërkombëtare nën organizimin e Ligës Botërore Muslimane (WML) ku do të debatohet rreth bashkëpunimit kontinuitiv të SHBA-ve me Botën Islame, ka marrë udhë privatisht me shpresë se do ta imponojë pjesëmarrjen e vet në këtë konferencë ndërkombëtare.

Natyrisht, organizatorët arabë fillimisht nuk kanë pranuar që t’i mundësohet as prezenca si publik e jo të marrë pjesë në debat të ndonjë paneli, por që, për hirë të unitetit islam në fund kanë zbutur zemrën dhe e kanë lejuar që të zë vend si të gjithë spektatorët e tjerë, pasi që konferenca ka qenë e tipit të hapur.

“Gazetarët” lakej të Mulla Sulës menjëherë kanë lëshuar një lajm përplotë gënjeshtra përmes të cilit mundohen që sado pak t’ia përmirësojnë imazhin katastrofal që ka për momentin Mulla Sula në mesin e shoqërisë myslimane. Në lajm flitet se me këtë rast Sulejman Rexhepi paska realizuar sërë takimesh shumë të rëndësishme, “takime” këto që nuk hasen në asnjë rrjet soial të personave në fjalë por as në portalet e organizatave që i udhëheqin ata persona aq të rëndësishëm për botën islame.

Sipas dëshmitarëve okularë, gjatë një pauze të kafesë, është vërejtur Mulla Sula tek bën përpjekje gjarpërore për t’u afruar deri te imami i Dy haremeve, Dr. Abdurrahman Sudejsi, por sapo e kanë vërejtur truprojet e Imamit, kanë reaguar me shpejtësi duke e mbrojtur nga çdo prekje eventuale të tij nga ana e Mulla Sulës, i cili tashmë nga elita islame e Arabisë Saudite është shpallur lanet. Ka insistuar zëshëm që ta pyes se pse e kanë futur në “listën e zezë” arabe, por përgjigjen e ka marrur nga Kryetari i Rabitas, Dr. Muhamed ibni Abdulkerim el Isai, i cili i ka thënë po ashtu zëshëm: “Je i padëshirueshëm madje edhe të na drejtohesh nga distanca, përderisa nuk pranon publikisht se ke gabuar që je venë në shërbime masonerike duke e sharë Arabinë Saudite, popullin arab dhe kulturën arabe”! Sakaq kanë ndërhyrë truprojet dhe personat e caktuar për rend e siguri dhe e kanë larguar Sulejman Rexhepin për krahësh në një korridor tjetër ku kanë qenë të mbledhur qytetarët e rëndomtë që kanë marrur pjesë në kongres sa për të dëgjuar kumtesa mjaft të rëndësishme rreth islamit si fe e Allahut.

Më poshtë botohet edhe fotografia që flet për çastin kur ndërhyjnë personat e sigurisë për ta mbrojtur Imamin e dy Haremeve nga afrimi i Sulejman Rexhepit. Takimet bilaterale gjithmonë realizohen ulur në tavolinë e jo këmbë në turmë ku qeni të zotin nuk e njeh! Herën e kaluar, në New York Mulla Sula është rrahur shpulla në momentin kur ka folur keq për trimat e UÇK-së që kanë hyrë në Lagjen e Trimav, kurse kësaj radhe desh u lidh në pranga. Kanë ndërhyrë disa shoqërues të komunitetit mysliman shqiptar që kënë garantuar dhe Sulejman Rexhepi ka shpëtuar nga më e keqja. Ky njeri tashmë me plotë të drejtë po e bart nofkën “njeri i skandaleve”! Turp për popullatën myslimane që përfaqësohen prej këtij faqeziu!

Fatkeqësisht, kjo aventurë private dhe ky skandal i radhës i Mulla Sulës arkës së BFI-së i ka kushtuar më se dhjetë mij dollarë. Ç’borxh i kanë myslimanët e vendit Mulla Sulës që ky me djersën e tyre të gjarpërojë shtigje me qëllim që të afrohet te bota arabe të cilët tashmë i kanë vënë një “bllok” të madh dhe janë duke e mbajtur në fazën e një “delete” të madhe!

Leave a Reply