Skandaloze: Ja pse i shau e ofendoi arabët Sulejman Rexhepi

Nga fillimi i vitit 2015, pas një takimi të Sulejman Rexhepit me një “shkrimtar” dhe diplomat izraelit, plot shend e verë do të deklarojë se, nga mysafiri i respektuar iu bë me dije se do të ketë ftesë zytare për të marrur pjesë në një konferencë ndërkombëtare që do të organizohet në muajin maj, në Telaviv të Izraelit! Megjithatë, Sulejman Rexhepi asnjëherë nuk u ftua! Sipas të gjitha gjasave ka pasur kërkesa për t’u verifikar se dëshion të bëhet mik i izraelitëve. Dhe, nuk ka provë më të mirë se t‘i shkëpusë raportet me botën arabe! Dhe, kjo shkëputje gjithësesi që është dashur të përcillet me prova konkrete. Dhe, në disa paraqitje publike të Sulejman Rexhepit prej tij do të nisin ofendimet në drejtim të pushtetit mbretëror saudit si furnizuese e ISIS-it, do të nënvizojë se Universiteti i Medines prodhon radikalistë dhe ekstremistë islamikë, se populli arab nuk ka kulturë, nuk është i civilizuar etj. etj. Pas kësaj, Arabia Saudite do ta fusë në “listë të zezë” dhe do t’ia bllokojë hyrjen në viset e shenjta përderisa nuk do të pendohet konkretisht dhe përderisa këtë “pendesë” nuk do ta përcjellë me vepra konkrete!

Përkundër sharjeve dhe ofendimeve që ia bëri popullit arab, Izraeli asnjëherë nuk e ftoi Sulejman Rexhepin në ndonjë konferencë ndërkombëare, ndonëse publikisht e me plotë gëzim pat theksuar se do të ftohet! Meqë Sulejman Rexhepi kuluareve të diplomacisë njihet si inatçi i kotë dhe pa personalitet stabël, ai këto konstatime edhe do t’i vulosë me sjelljet e tij të mëvonshme! Tani, për inat të izraelitëve që nuk e ftuan në konferencë dhe, për inat të tërë korit diplomatik që e kanë margjinalizuar tërësisht dhe nuk e llogarisin për person me peshë, Sulejman Rexhepi do t’i shantazhojë pikërisht me një “bombë” të cilën ai e mbanë në xhep dhe e “aktivizon” kur t’i dojë qejfi! Kjo “bombë” është brenga e ndërkombëtarëve në angazhimin e tyre për të arritur sukses në ngulfatjen e ekstremizmit dhe radikalizmit fetar!

Sulejman Rexhepi, kohë më parë, i fton “misionarët” nga Arabia Saudite, prej të cilëve pati nga ata që ia kthyen që në aeroport, si persona me rrezikshmëri të lartë dhe, e mbajti një seminar dyditor me “vehabistët” të cilët duhet t’i mësojnë hoxhallarët tanë se si të ftojnë në fenë islame! Me këtë Sulejman Rexhepi, jo që i bëri karshillëk izraelitëve dhe korit diplomatik por, ai i mohoi edhe vatrat arsimore, si Medresenë dhe FSHI-në, si të padenja për të prodhuar kuadro që duhet të ftojnë popullatën tonë në islam. Madje, në fund, pjesëmarrësit në këtë seminar Sulejman Rexhepi edhe do t’i çertifikojë! Pas fotografisë ku shihet me armë automatike në dorë, kujt në fakt i bën karshillëk Sulejman Rexhepi me “neo-vehabizmin” në Maqedoni? Kujt i bën karshillëk me përkrahjen e vetme në botë që ua bëri pushtetarëve sauditë lidhur me rastin e masakrimit ë gazetarit Xhamal Kashogi, në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi! Ky (Sulejman Rexhepi) është pikërisht ai që për inat të pleshtit e djeg tërë jorganin!

Leave a Reply